BE ‘jo’ Ballkanit Perëndimor, Baton Haxhiu: Çështje ksenofobie si raporti me Turqinë
Për analistin Baton Haxhiu raportimet e fundit se BE nuk është më “pro” integrimit të Ballkanit Perëndimor është tregues i ksenofobisë që kultivojnë prej kohësh disa shtete anëtare. Ai tha se kjo i ngjan raportit që BE ka mbajtur me Turqinë.
“Unë mendoj se këtu ka një ksenofobi evropiane ndaj shteteve të Ballkanit, nuk ka të bëjë me korrupsionin, qeverisjen e keqe, këto janë arsye që e sjellin një diskurs ksenofob ndaj popujve të Ballkanit,” – tha Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Sipas Haxhiut kjo ksenofobi është e ngulitur edhe prej faktit se shumica e popujve të Ballkanit janë myslimanë.
Ai thotë se shumë shtete kanë qenë më mirë në procesin e integrimit se sa vende si Bullgaria, apo Rumania, mirëpo nuk kanë marrë trajtim të ngjashëm nga Bruskeli.
“Ose duhet të kesh kritere të njëjta për integrimin e vendeve, ose u thua haptazi që nuk do jeni pjesë, kjo gjuhë, kjo mënyrë e të folurit po më përngjan si me raportin e BE-së dhe Turqinë, që i kishin premtuar [integrimin] dhe ja ku jemi,” – vijoi Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë