‘BE jo në formën e vet më të mirë’, Rama për televizionin gjerman: Nuk u zhgënjyem nga mos hapja e negociatave
Në një intervistë për televizionin gjerman NTV kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte zhgënjyes fakti se samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni nuk ‘nxori’ një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Sipas kreut të qeverisë, Europa nuk është në formën e saj më mirë
“Nuk jam i zhgënjyer, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë”, tha Rama për televizionin gjerman.
Kryeministri Rama ka zbuluar se qeverisë shqiptare i janë ofruar para për të ndërtuar kamp për refugjatët, por nuk ka pranuar duke treguar edhe arsyet.
“Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019”, u shpreh ai.
Rama foli edhe për arsyet pse në kabinetin e tij ka më shumë ministre gra. Ai tha se kjo nuk është ndjekur si strategji për të pasur ekipin me më shumë gra, por një kabinet sa më të mirë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta