BE ka ngrirë 17 miliardë euro asete ruse

31 Tetor 2022 | 07:38

Si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Rusisë, Bashkimi Evropian deri më tani ka ngrirë më shumë se 17 miliardë euro të aseteve ruse, njoftoi Komisioneri Evropian për Drejtësi Didier Reynders.

“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë në shtatë shtete anëtare, nga të cilat 2,2 miliardë në Gjermani”, tha Reinders për disa gazeta gjermane, të cilat janë pjesë e grupit mediatik Funke.

BE-ja ka miratuar tetë paketa sanksionesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tetë muaj më parë, kujton portali SEEbiz.

Në veçanti, politikanët ukrainas kanë kërkuar vazhdimisht që asetet e ngrira të përdoren për rindërtimin e vendit pas luftës.

“Nëse janë para që vijnë nga sipërmarrjet kriminale të kapura nga BE, ato mund të drejtohen në fondin e kompensimit për Ukrainën. Megjithatë, kjo shumë nuk do të jetë aspak e mjaftueshme për të financuar rindërtimin”, tha Reinders.

Sipas tij, si pjesë e sanksioneve perëndimore, 300 miliardë euro rezerva valutore të bankës qendrore ruse janë ngrirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026