BE kritikon Kinën për mbështetjen ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës

4 Prill 2023 | 19:58

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kritikoi Kinën për mbështetjen e Rusisë gjatë kohës së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe e quajti atë “një shkelje flagrante” të angazhimeve të Pekinit ndaj Kombeve të Bashkuara.

“Nuk mund të jetë në anën e agresorit”, tha Borrell para një udhëtimi drejt Pekinit të presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Duke qëndruar përkrah sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Borrell ishte tejet kritik ndaj Kinës, që ka lëvizur gjithnjë e më shumë nga një partner i BE-së në një rival në skenën globale.

Macron dhe Von der Leyen pritet ta paralajmërojnë Kinën që të mos i dërgojë më armatime Rusisë, gjatë bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping të enjten, 6 prill. Pak përpara vizitës, Von der Leyen pati një telefonatë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy për koordinuar strategjitë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026