BE mbështet fuqimisht punën e Speciales, deklarata e BE pas dorëheqjes së presidentit Thaçi
Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Peter Stano, ka reaguar përmes një deklarate zyrtare pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
BE ka mirëpritur faktin që presidenti ka pranuar të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale në Hagë dhe zyrën e Prokurorisë Speciale.
“BE mbështet fuqimisht punën e Gjykatës Speciale dhe zyrën e Prokurorisë Speciale. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor si një demonstrim i rëndësishëm për angazhimin e Kosovës ndaj shtetit të së drejtës, i cili nga ana tjetër është një element kyç i progresit të Kosovës në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.”, thuhej në deklaratën zyrtare.
Stano u shpreh besimplotë se me dorëheqjen e presidentit Thaçit, autoritetet do të sigurojnë vazhdimësinë e institucionit të presidentit siç e parashikon Kushtetuta e vendit.
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka marrë ditën e sotme zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.
Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës do të ketë në dorë fatin e institucionit më të lartë të vendit, siç është presidenca.
Lexoni gjithashtu
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania