BE miraton ligjin e parë në botë për inteligjencën artificiale 

21 Maj 2024 | 12:20

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot një ligj që synon harmonizimin e rregullave për inteligjencën artificiale, të ashtuquajturin Akti i Inteligjencës Artificiale.

Është akti i parë i këtij lloji në botë, i cili mund të vendosë standarde globale për legjislacionin për inteligjencën artificiale, sipas njoftimit të Këshillit të BE-së.

Ligji i ri synon të inkurajojë aktorët privatë dhe publikë që të zhvillojnë dhe adoptojnë sisteme të sigurta dhe të besueshme të inteligjencës artificiale në të gjithë tregun e vetëm të BE-së.

Në të njëjtën kohë, ai kërkon të sigurojë respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve të BE-së dhe të inkurajojë investimet dhe inovacionin në fushën e inteligjencës artificiale në Evropë.

Akti i AI zbatohet vetëm për fushat që mbulohen nga ligji i BE-së dhe parashikon përjashtime në rastin e sistemeve të përdorura ekskluzivisht për qëllime ushtarake dhe mbrojtëse, si dhe për qëllime kërkimore.

Sipas ligjit, forma të ndryshme të inteligjencës artificiale kategorizohen sipas rrezikut.

Kështu, siç u tha, sistemet e inteligjencës artificiale që përfaqësojnë një rrezik të kufizuar do t’i nënshtroheshin detyrimeve shumë të buta për sa i përket transparencës, ndërsa sistemet me rrezik të lartë do të miratoheshin me kusht që të përmbushin një sërë kërkesash dhe detyrimesh për të hyrë në tregun e BE-së.

Sistemet e inteligjencës artificiale, të tilla si, për shembull, manipulimi kognitiv i sjelljes dhe vlerësimi social do të ndalohen në BE për shkak të rrezikut të papranueshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026