BE miraton planin për “murin mbrojtës” kundër dronëve rusë
BE-ja ka rënë dakord për të siguruar hapësirën ajrore me anë të një “muri mbrojtës” kundër dronëve rusë.
Pas një takimi me ministrat e mbrojtjes nga 10 shtete anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore, komisioneri i BE-së për industrinë e mbrojtjes, Andrius Kubilius, deklaroi se një mur kundër dronëve, për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet ajrore, është një përparësi e menjëhershme dhe një element thelbësor i bllokut.
Çështja u ngrit në axhendë pas një vale ndërhyrjesh me dronë në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe pas shkeljes së hapësirës ajrore në Estoni nga avionë luftarakë rusë.
Sipas planit, muri do të përdorë teknologji të avancuar për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar mjetet ajrore pa pilot.
Ministrat e Mbrojtjes të BE-së ranë dakord për këtë plan gjatë një video-konference të zhvilluar të premten, njoftoi Komisioneri për Industrinë e Mbrojtjes, Andrius Kubilius.
Ky plan është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e kufirit lindor të BE-së, i cili përfshin sisteme tokësore, siguri detare për Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe vëzhgim të situatës përmes informacioneve satelitore.
“Mburoja mbrojtëse për krahun lindor, me murin e dronëve si thelbin e saj, do t’i sjellë dobi të gjithë Evropës,” theksoi Kubilius.
LEXONI GHITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë