BE premton 4.9 miliardë euro për testimin, vaksinimin dhe trajtimin e coronavirus pas koncertit të bamirësisë
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se BE do i kërkojë Bankës Europiane të Investimeve 4.9 miliardë euro të cilat do të shkojnë për testimin, trajtimin dhe vaksinimin e coronavirus.
Liderët botërorë kanë bashkuar forcat, së bashku me një sërë artistësh ndërkombëtarë, duke përfshirë Shakira, Coldplay dhe Miley Cyrus, për një ngjarje historike që u mbajt të shtunën për të mbledhur të ardhura në luftën kundër COVID-19.
Koncerti, me prezantues Ursula von der Leyen dhe Dwayne “The Rock” Johnson, nisi në orën 8 të mbrëmjes dhe mund të shihej në mbarë botën.
Pas koncertit u zhvillua një samit global për të mbledhur fonde, i kryesuar nga Von der Leyen, e cila falënderoi ata që kontribuuan në dhurimin e fondeve dhe deklaroi se ishin mbledhur rreth 6.15 miliardë euro.
Ndërkohë, iniciativa e BE “Coronavirus Global Response” ka mbledhur tanimë dhe rreth 10 miliardë të tjera.
Në samit morën pjesë dhe avokatë, ekspertë, artistë dhe aktivistë si Angelique Kidjo, Melinda Gates, Dr. Vin Gupta, Ken Jeong dhe Kate Upton.
Në prag të koncertit, Dwayne Johnson mbajti një fjalim për racizmin, nisur nga protestat e fundit në SHBA pas vdekjes së George Floyd.
“Rasti tragjik i George Floyd ishte një pikë kthimi. At8 8 minuta tronditëse vërtetuan racizmin sistematik dhe padrejtësinë civile që ne e dimë se është e pranishme në realitetin tonë”.
Pas tij performuan Miley Cyrus, Usher, Jennifer Hudson, Justin Bieber dhe Quavo, J Balvin, Chloe x Halle, Yemi Alade, si dhe Christine and the Queens.
Lexoni gjithashtu
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush