BE propozon 9 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

18 Maj 2022 | 18:22

Komisioni Evropian ka propozuar një ndihmë prej 9 miliardë euro në ndihmë të Ukrainës.

Shuma do të jetë në formën e grantit dhe huasë dhe do të shkojë për të rindërtimin e vendit por edhe për të mbajtur vendin me furnizime deri në fund të qershorit.

FMN përllogarit se Ukrainës i nevojiten 4.8 miliardë euro për operacione bazë, shkruan ‘The Guardian’.

BE deri tani i ka ofruar Ukrainës 4.1 miliardë euro që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ku përfshihen edhe ndihmat ushtarake.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen thotë se BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë afat-mesme në mënyrë që Ukraina të plotësojë nevojat e saj.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shprehur mirënjohje për këtë mbështetje, duke shtuar se do ta ndihmojë Kievin të fitojë luftën dhe të kalojë pasojat e agresionit.

Komisioni Evropian ka zbuluar edhe planin prej 210 miliardë euro për Evropën, në mënyrë që t’i jepet fund varësisë nga nafta dhe gazi rus prej vitit 2027.

Plani përfshin importimin e gazit nga vendet jo ruse, zëvendësimin me energji të rinovueshme si dhe përpjekje për të kursyes më shumë energji.

Masat pritet të kërkojnë 210 miliardë euro shtesë deri në 2027 dhe 300 miliardë euro të tjera deri në 2030.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026

Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën

Një analizë shkencore ka zbuluar se nxehtësia ekstreme e shkaktuar nga kriza klimatike po e than Evropën gjatë verës dhe po e intensifikon thatësirën që...
08:02 | 23/07/2026

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026