BE shpenzoi 10.7 mld € “gabimisht”, auditi zbulon shumën rekord të çuar dëm
Bashkimi Evropian shpenzoi gabimisht rreth 10.7 miliardë euro në vitin buxhetor 2023, sipas një vlerësimi të Gjykatës Evropiane të Audituesve.
Kjo Gjykatë, e cila është ngritur për të kontrolluar nëse buxheti i BE-së është shpenzuar në përputhje me rregullat e bllokut, thotë se vitin e kaluar shkalla e shpenzimeve të gabuara ishte më e larta e viteve të fundit, ku BE-ja kishte miratuar 191 miliardë euro shpenzime.
Në raportin vjetor, Auditi nënvizon se norma u rrit në 5.6%, nga 3% që ishte në vitin 2021 dhe 4.2% një vit më vonë.
Shpenzimet e gabuara mund të ndodhin si rezultat i gabimeve të kontabilitetit ose kur fondet shkojnë drejt diçkaje tjetër nga ajo për të cilën janë menduar. Ndërkohë, në raste të rralla, ato ndodhin edhe për shkak të mashtrimit.
“Gabimet që audituesit kanë gjetur më shpesh lidhen me pretendime për kosto të papërshtatshme, projekte, aktivitete ose përfitues të papërshtatshëm,” vë në dukje raporti.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë