BE-Shqipërisë: Vendosni kufi për pagesat me para në dorë, nxit evazionin

24 Gusht 2023 | 12:50

Bashkimi Europian i kërkon Shqipërisë të vendosë tavan për pagesat që kryhen me para në dorë. Ky kufi do të luftojë pastrimin e parave dhe evazionin që bëjnë njerëzit apo bizneset.

Pagesat me para në dorë janë dominuese në ekonominë shqiptare, edhe pse në vitet e fundit po vërehet një rritje e pagesave me karta bankare. Përdorimi i lartë i parasë fizike në transaksionet ekonomike favorizon informalitetin dhe krimin financiar, përfshirë këtu pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale. Për këtë arsye, Komisioni Europian i rekomandon Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.

Në raportin e fundit, KE vlerëson se vendi ynë është pjesërisht në përputhje me kuadrin e Bashkimit Europian për sa i përket hetimit të pastrimit të parave

Një kërkesë e ngjashme për vendosjen e një tavani për pagesat cash është shprehur prej vitesh edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Sipas saj, vendosja e një tavani për pagesat cash të individëve do të ndihmonte në uljen e evazionit fiskal dhe do të ndihmonte në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar në përgjithësi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti numri i kartave bankare aktive arriti në 1.4 milionë, në rritje me 2% që nga fillimi i vitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026