BE stërvit trupat ukrainase, 46 mijë ushtarë marrin pjesë në misionin EUMAM
Edhe pse nuk është përfshirë në mënyrë direkte në luftë, Bashkimi Evropian është i angazhuar të stërvisë trupat ukrainase.
Në muajt e fundit, plot 46 mijë ushtarë të dërguar nga Kievi kanë marrë pjesë në misionin evropian EUMAM.
Bëhet fjalë për një nga stërvitjet që ushtria franceze po kryen si pjesë e Misionit të Asistencës Ushtarake të BE-së për Ukrainën, i njohur si EUMAM.
Për rreth 1 muaj e gjysmë, trupat ukrainase po ndjekin hapat e tyre, në mënyrë që të kthehen në vend me aftësi taktike të përmirësuar si në qitje, në goditje mortajash, drejtimin e autoblindave dhe dronëve mes të tjerash.
“Kemi një kontingjent francez që varion nga 200 në 250 ushtarë, misioni i të cilëve është stërvitja e batalioneve ukrainase, të përbëra nga 400 në 700 vetë. Stërvitja konsiston nga niveli bazik individual, me aftësi personale si qitjet dhe dyluftimi, deri tek niveli në grup. Në fokus është manovrimi, plani taktik dhe ndarja e urdhrave”, tha kolonel Antoine Laparra, komandant i misionit evropian për Ukrainën.
Deri më tani, francezët kanë stërvitur mbi 10 mijë ushtarë ukrainas në Poloni por edhe në Francë, nga 46 mijë që kanë ndjekur misionin EUMAM, ku marrin pjesë 24 vende anëtare të BE-së. Por edhe ata po mësojnë nga trupat ukrainase.
“Gjëja e parë që ne mësuam nga ukrainasit është se si të përshtatemi, sepse pika kyçe e misionit tonë këtu është t’u përgjigjemi nevojave të shprehura nga ukrainasit. Bazuar në eksperiencën e këtyre ushtarëve, ne po përshtasim metodat tona të aksionit, qofshin për luftime në terren, luftime kundër dronëve apo për ngritjen e kurtheve që përdorin trupat ukrainase”, tha kolonel Antoine Laparra, komandant i misionit evropian për Ukrainën.
Euronews nuk mundi të fliste me ndonjë nga ushtarët ukrainas gjatë ditës së stërvitjes që ndoqi, por në një deklaratë të bërë me email, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se, është me rëndësi që trajnimi i personelit ushtarak sipas modelit të këtij misioni të vazhdojë. Kjo u mundëson usharëve të mësojnë përdorimin e armëve dhe pajisjeve moderne për të zmbrapsur agresorët rusë.
Dita kulmoi në një fshat stërvitjeje, ku ukrainasit kishin si detyrë marrjen nën kontroll të një rruge me kurthe dhe ushtarë armiq të fshehur. Gabime të shumta u bënë dhe disa prej tyre u konsideruan të plagosur në betejë. Por këtë herë morën një notë kaluese.
Ndaj, nuk ka kohë për të pushuar, shumë shpejt ata do të kthehen në frontin e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh