BE synon t’i japë fund varësisë nga gazi rus

23 Shkurt 2022 | 20:12

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të mërkurën se synon t’i japë fund vartësisë së bllokut nga gazi rus, me shpresën se lëvizja drejt energjive alternative do ta bëjë atë më të pavarur.

Duke folur përpara një takimi me kryeministrin norvegjez, një vend jo anëtar i BE-së por që furnizon me gaz Unionin, Von der Leyen akuzoi Rusinë se e përdor energjinë si mjet në betejën gjeopolitike me Perëndimin dhe Ukrainën.

“Sikurse e kemi parë, Rusia e ka kthyer në instrument energjinë gjatë muajit të fundit, për të mos thënë viteve, për të ushtruar presion jo vetëm ndaj Ukrainës, por dhe BE-së. Ndaj jemi të vendosur të shkëputemi nga kjo vartësi”, tha Von der Leyen.

Ditën e martë, kancelari Olaf Scholz anuloi certifikimin e gazsjellësit ruso-gjerman “Rrjedha e Veriut 2”, i projektuar për të dyfishuar fluksin e gazit rus, për shkak të njohjes së pavarësisë së rajoneve separatiste ukrainase nga Moska.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026