“BE të mbrojë demokracinë” Von der Leyen: Të jemi të pavarur në aspektin e mbrojtjes
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaron se BE është më i fortë pas mandatit të parë të saj. Von der Leyen sapo ka konfirmuar synimin për një mandat të dytë në krye të organit ekzekutiv të Unionit. Në një intervistë për ENW, ajo ka thënë se Evropa duhet të bazohet më shumë tek burimet e saj të mbrojtjes.
“Evropa është bërë më e fortë sepse të gjithë ne e kuptojmë sa e rëndësishme është të kesh shpenzimet e sigurisë, të garantosh sigurinë dhe të jesh në gjendje të vetëmbrohesh. Shihni investimet në fushën e mbrojtjes, vitin e kaluar ishin rreth 280 miliardë. Këtë vit buxheti është tashmë 350 miliardë, ndaj ka një rritje. Duhet të shpenzojmë më shumë, më mirë dhe të konsolidojmë bazën tonë industriale të mbrojtjes”, deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
E pyetur se çfarë e mban Evropën të sigurt, ajo është përgjigjur: “Europa dhe së pari aleanca e NATO-s është e një rëndësie jetike për Bashkimin Evropian, por mendoj se është po ashtu e rëndësishme që ne të bëjmë detyrat e shtëpisë, t’i përmbushim ato dhe rrjedhimisht të investojmë në kapacitetet tona mbrojtëse. Por siguria është një term shumë më i gjerë. Ne po punojmë shumë për të pasur edhe siguri ekonomike dhe energjetike, në mënyrë që të jemi të pavarur. Ne kemi diversifikuar burimet tona të energjisë dhe kemi investuar masivisht në energjinë e rinovueshme, pasi kjo garanton pavarësinë. Ndaj unë e shoh termin e sigurisë në një aspekt shumë më të gjerë. Më e rëndësishmja është të sigurojmë demokracinë, që të jetë e garantuar dhe e sigurt”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Von der Leyen shpall kandiadaturën për një mandat të dytë
- “Humbëm një luftëtar të lirisë”, Von der Leyen: Vdekja e Navalnyt, lajm i tmerrshëm
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë