“BE të reagojnë për Banjskën”, Bislimi: Presim të merren masa konkrete ndaj Serbisë
Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi kërkon nga ndërkombëtarët që të reagojnë për sulmin terrorist të Banjskës dhe të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se gjatë vitit 2024, pret që institucionet e Bashkimit Europian të jenë më konkrete lidhur me masat që duhet të merren ndaj Serbisë për sjelljen destruktive.
Lidhur me reformat e qeverisë Kurti, ai deklaroi se arritja kryesore është liberalizimi i vizave për qytetarët. Ndërsa e ka cilësuar sukses te qeverisë arritjen e marrëveshjeve me Serbinë për targat dhe për çështjen e energjisë. Bislimi i shpreh se pas 20 vitesh qytetarët serbë në Veri do të paguajnë energjinë që konsumojnë, siç bëjnë gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës.
Duke komentuar qëndrimet e Serbisë, ai tha se Beogradi ka zhvilluar fushata frikësimi ndaj qytetarëve dhe ka sulmuar hapur institucionet, mediat si dhe përfaqësuesit e misionit ushtarak, KFOR.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 16:57 Vance udhëton sot për në Zvicër për bisedime me Iranin
- 16:47 Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
- 16:36 Pakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin
- 16:17 Vance: Witkoff dhe Kushner janë në Zvicër për bisedime me Iranin, gjërat po shkojnë mirë
- 16:06 New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
- 16:00 Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së