BE thirrje Pekinit: Nëse nuk mbështesni paqen, mos u përzieni

1 Prill 2022 | 18:37

Kina duhet të tregojë angazhimin e saj për të rivendosur paqen në botë. Kështu kanë deklaruar liderët e BE-së, teksa lufta në Ukrainë vazhdon. Edhe të mbyllësh sytë para saj dhe të luash një rol neutral nuk është opsion.

Kjo frymë ka mbizotëruar në samitin virtual BE-Kinë, i mbajtur të premten, me të dyja palët që u takuan për herë të parë që prej 2020-s.

“Kina ka ndikim tek Rusia, ndaj ne presim që ajo të marrë përsipër përgjegjësinë e saj për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe që Rusia të kthehet në tryezën e negociatave. Ne presim që Kina, nëse nuk mbështet sanksionet, të paktën të mos ndërhyjë në këtë çështje”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Brukseli paralajmëroi Pekinin se do të përballet me pasoja nëse ndihmon Rusinë që t’i shmanget sanksioneve, apo nëse i ofron asaj mbështetje ushtarake.

Marrëdhëniet tregtare, jetike për Kinën, ishin gjithashtu në agjendë. Por gjithçka varet nga arritja e një marrëveshjeje të balancuar për të dyja palët, gjë që sipas ekspertëve nuk do të jetë e lehtë.

“Një mësim që mund të nxirret nga kjo luftë është se të jesh i varur nga vendet që nuk ndajnë vlerat e tua mund të ketë një kosto të lartë. Mendoj se ajo çka evropianët mund të mësojnë është se ne mund të rishikojmë marrëdhëniet me Kinën dhe madje të shqyrtojmë idenë nëse Kina është një partner, një konkurrent, apo rival”, tha Ricardo Borges de Castro, Qendra e Politikave Evropiane.

Samiti u mbyll pa një deklaratë të përbashkët, me Brukselin dhe Pekinin që shfaqën këndvështrime të kundërta. Presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi BE-së që të jetë më i pavarur në vendimet e tij diplomatike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026