“BE xhep i Amerikës”, Spahiu-Çanit: Sherri Trump-Merkel-Macron që çoi në burg Thaçin
Juristi Kreshnik Spahiu dhe gazetari Arian Çani kanë diskutuar së bashku për situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës.
Spahiu tha se kufijtë e Kosovës janë të rrezikuar vetëm, në një rast, vetëm në rastin se Kurti bind Amerikanët dhe Europën se nuk janë partnerë serioz ndaj duhen kthyer në një Palestinë të dytë për ti mbajtur varur dhe të mos i japin sovranitetin e plotë.
Spahiu tha gjithashtu se Kosova po izolohet në momentin kur duhet më shumë se kurrë që të hapej dhe tha se Albin Kurti nuk ka asnjë aleat, as në BE dhe as në SHBA.
Arian Çani mori si rast Hashim Thaçin dhe tha se ai sot është burg edhe pse ishte aleat shumë i mirë i SHBA-së, por Kreshnik Spahiu tha se Thaçi në atë kohë u ndalua nga Bashkimi Europian që të mos firmoste marrëveshjen me SHBA-në.
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Vetëm një naiv mund të mendojë se BE-ja bën me kokën e saj. BE-ja është xhep i Amerikës. ti mendon se ka autoritet BE-ja të marri dikë e t’a rrasi në burg pa dijeninë e Amerikës?
Kreshnik Spahiu: Konflikti i Merkelit me Macronin me Donald Trump-in ishin të hapur. Amerikanët filluan të tërhiqnin trupat e NATO-s nga Gjermania.
Arian Çani: Pra t’i thua se Thaçi ishte dëm kolateral i mosmarrëveshjeve të tyre? Po po të ishte ashtu nuk do ishte në burg Thaçi sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane