Begaj mesazh në ditën e çlirimit të Auschwitz: Holokaustit, krim i përbindshëm

27 Janar 2025 | 10:26

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga e shkuara, që e keqja e shkaktuar nga ideologjia, politika dhe urrejtja njerëzore ndaj besimit apo etnisë të mos përsëritet kurrë.

“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

Ne i përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”, – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.

Kreu i Shtetit risjell në vëmendje, gjithashtu, ndihmën e shqiptarëve ndaj hebrenjve dhe qëndrimin në anën e drejtë të historisë.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit:

“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

Ne përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare.

Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026