Begaj takohet me Osmanin, merr pjesë në forumin “Gruaja, Paqja dhe Siguria”
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj e vlerësoi angazhimin ndërkombëtar të Kosovës për fuqizimin e rolit të grave, për barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta, si dhe për adresimin e sfidave, ndërsa propozoi që ky forum të kthehet në një platformë aleancash që mbështesin dhe sigurojnë fuqizimin dhe rolin e grave në shoqëri në mbarë botën.
“Të njëjtat aleanca duhet të formohen për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas”- vijoi më tej Presidenti Begaj, – sipas së cilit, kjo dhunë nuk është vetëm një fakt i konflikteve civile, etnike, rajonale apo globale, por dhe i jetës së përditshme të qindra e mijëra familjeve në të cilat gratë përballen me keqtrajtim.
Përballë kësaj sfide duhen përpjekje kolektive, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili bëri thirrje për një fushatë intensive për të siguruar që dhuna ndaj gruas të jetë e papranueshme, e pafalshme, e dënueshme.
Në vlerësimin e Presidentit Begaj, arsimimi i grave përbën një element themelor, investim që rrit kapacitetet, u hap mundësi të reja, u jep forcë, kurajë e burime që u duhen për të sfiduar mentalitete e qasje në familje dhe në proceset politike e shoqërore.
“Duke mbështetur arsimimin e grave, ne investojmë në liderët e ardhshëm të fushave sfiduese”, – u shpreh Presidenti Begaj.
Ndërsa kujtoi të kaluarën e përgjakshme të Ballkanit, Presidenti i Republikës kujtoi vuajtjet e grave, të cilat, – siç u shpreh ai, kanë mbajtur barrën më të rëndë, pasi janë trajtuar si shënjestra të dhunës e të torturës, me qëllim poshtërimin e komuniteteve dhe spastrimin etnik.
Kreu i Shtetit kërkoi dënimin e autorëve ndërsa vlerësoi guximin e grave të mbijetuara nga lufta që dëshmuan tmerret e përjetuara.
“Ne jemi sot së bashku në Kosovë për të ritheksuar vendosmërinë tonë të palëkundur për bashkëpunim, përparim e zhvillim të qëndrueshëm për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Ky forum përbën jo vetëm një akt të kujtesës kolektive të dhunës historike e aktuale ndaj grave në konflikte, por edhe aspiratën e përbashkët për një të ardhme ku paqja e siguria fuqizohen prej rolit dhe lidershipit të grave”, – deklaroi Presidenti Begaj.
Ai, gjithashtu, u ndal në arritjet e grave shqiptare, të cilat përfaqësohen në nivele të larta vendimmarrëse dhe përgëzoi veçanërisht Kosovën që ka zgjedhur dy gra në krye të shtetit përgjatë 15 vjetëve të para të pavarësisë së saj.
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
- 10:37 Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike