Begaj uron Krishtlindjen krah Janullatos: Kjo është ditë e dritës hyjnore
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vizituar ditën e sotme Katedralen Ortodokse, ku dha dhe një mesazh urimi për të gjithë kombin shqiptar.
Në krah të Presidentit Begaj ka qenë edhe kreu i Kishtës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos.
Gjatë fjalës së tij, Begaj ka thënë se kjo është një ditë e shenjtë që sjell shpresë dhe gëzim për të gjithë besimtarët.
Ndërsa Janullatos tha se dëshironte që të punonin me gjithë zemër për përparimin e vendit në këtë frymë Krishtlindjeje.
Janullatos: Jemi mirënjohës për presidentin, sepse gjithë këtë periudhë transmeton mesazhin e shpresës dhe dashurisë. Dëshirojmë të punojmë me gjithë zemrën tonë për përparimin e vendit në këtë frymë të krishtlindjes.
Begaj: Sot është një ditë e veçantë. Dita e Krishtlindjes, erdha për t’i uruar këtë ditë të shenjtë. Kjo është ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për gjithë besimtarët dhe shqiptarët. Gëzuar, të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe të gjithë shqiptarët.
Janullatos: Dashuria dhe shpresa janë bashkë. Gëzuar për shumë vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në