“Bëhuni shteti ynë i 51-të”-  Trump kërcënon Kanadanë, intensifikohet lufta tregtare

11 Mars 2025 | 16:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur thirrjen e tij për aneksimin e Kanadasë, duke kërkuar që fqinji verior të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump theksoi se SHBA-ja subvencionon Kanadanë me më shumë se 200 miliardë dollarë në vit dhe se kjo marrëdhënie duhet të ndryshojë. Ai argumentoi se vetëm nëse Kanadaja bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, do të eliminoheshin tarifat dhe do të siguroheshin përfitime ekonomike për të dyja vendet, përfshirë uljen e taksave dhe rritjen e sigurisë për qytetarët kanadezë.

“Ne po e subvencionojmë Kanadanë me mbi 200 miliardë dollarë çdo vit. PSE??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i 51-të,” shkruante Trump në postimin e tij.

Trump vazhdoi të theksojë se një hap i tillë do ta bënte SHBA-në më të fuqishme dhe do të zhdukte “vijën artificiale” që ndan dy kombet. Ai gjithashtu tha se ky vendim do të kishte përfitime të dukshme, duke përfshirë zhdukjen e tarifave dhe rritjen e stabilitetit në rajon.

Pavarësisht këtyre deklaratave, qytetarët dhe liderët kanadezë vazhdojnë të refuzojnë këtë thirrrje të Trump. Kryeministri Mark Carney, gjatë fjalimit të tij të fitores, theksoi se “Kanadaja nuk do të jetë kurrë pjesë e Amerikës”.

Gjithashtu, Trump kërcënoi se do të rrisë tarifat për çelikun dhe aluminin që vijnë nga Kanadaja me 50%, si reagim ndaj tarifave të vendosura nga Kanadaja për eksportet e energjisë elektrike në SHBA. Ai gjithashtu tha se mund të shpallë një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike në rajonet e prekura dhe parlajmëroi Kanadanë se nëse tarifat prej 15% nuk do të ulen, tarifa më të larta do të vendosen edhe për automjetet.

Këto masa kanë shkaktuar reagime nga liderët kanadezë, përfshirë Kryeministrin e Ontarios, Doug Ford, i cili ka kërcënuar se lufta tregtare do të përshkallëzohet më tej nëse SHBA rrit tarifat ndaj Kanadasë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026