“Bëj çdo ditë dashuri me burra, por…” Letra e Obamës për të dashurën në vitin 1982
Media amerikane New York Post, ka publikuar një artikull mbi një letër të fshehtë të ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama.
Sipas NYP letra është publikuar nga historiani Alex McNear dhe daton nga viti 1982, kur ish-presidenti ishte një djalosh 21-vjeçar.
Në letër, Obama i shkruan ish-të dashurës së tij David Garrow, se “në fantazitë e tij bën çdo ditë dashuri me burra”.
“Për sa i përket homoseksualizmit, më duhet të them se mendoj se kjo është një përpjekje për t’u larguar nga e tashmja, një refuzim ndoshta për të përjetësuar farsën e pafund të jetës tokësore. E shihni, unë bëj dashuri me burra çdo ditë, por në imagjinatën time”, shkruhet në një pjesë të letrës së publikuar.
Më pas letra vijon: “Mendja ime është kryesisht androgjene dhe shpresoj të jem në gjendje të mendoj në termat e ‘njerëzve’ dhe jo me ‘gratë në krahasim me burrat’. Por, duke u kthyer në trupin tim, shoh që jam bërë burrë dhe fizikisht në jetë, zgjedh ta pranoj këtë mundësi”.

Ish-e dashura Alex McNear, lejoi historianin Alex McNear, fitues i çmimit Pulitzer që ta përfshinte atë në librin e tij.
Historiani Garrow nga ana e tij tha se nuk kishte asgjë të pazakontë në mendimet rinore të Obamës.
“Unë jam një historian, jo një psikolog, por mendoj se është një lajm ‘rekord publik’ që një shumicë dërrmuese e qenieve njerëzore kanë fantazi seksuale!”- tha ai përmes e-mailit.
Ney York post shkruan se asnjë përfaqësues i ish-presidentit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret