Bejko takime në periferi të Tiranës: Do kemi prioritet prodhimin vendas
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe prezantoi edhe vizionin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe se do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës, ku fermerët vendas do mund të tregtojnë prodhimet e tyre.
“Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në Trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana, të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet. Aty do të kemi edhe frigoriferët dhe do të magazinohen produktet tuaja me etiketën përkatëse”, youtube.
Bejko shpalosi edhe planin e tij për zhvillimin e turizmit malor në zonat rurale të Tiranës.
“Prioritet i Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Partisë Demokratike do të jetë edhe zhvillimi turizmit. Bejko u tha banorëve se do të kenë zero taksa nëse zhvillojnë turizëm malor. Po ashtu ai tha se do të hiqet taksa e infrastrukturë shkollore, do të përgjysmohen të gjitha taksat vendore. Zhvillimi i agroindustrisë, por edhe i turizmit malor do të jetë prioritet. Turizmi s’do ketë asnjë taksë për të gjithë periudhën që do zhvillohet. Do kemi edhe subvencione për nxitjen e zhvillimit të turizmit, sidomos turizmi i bujtinave, i aventurës e sporteve të ndryshme”, tha Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit