Beleri për takimin Rama-Mitsotakis: Problemet janë ende në tavolinë, ja çfarë nuk është zgjidhur mes dy vendeve

22 Prill 2026 | 21:29

Eurodeputeti, Fredi Beleri i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe takimi me homologun e tij grek. Sipas tij takimi ka qenë në klimë të mirë.

Ai shtoi se problemet e të kaluarës janë ende në tavolinë ndërsa përmendi një ndër problemet kryesore që është çështja e pronave.

“Cilido nga ne që ndan jetën midis dy shteteve, sot do ishte i lumtur në qoftë nëse deklaratat e dy kryeministrave janë të vërteta. Restart-i i marrëdhënieve dhe marrëdhëniet e mira midis dy popujve, midis dy qeverive është një gjë pozitive.

Se çfarë u tha brenda dyerve të mbyllura, nuk kam ndonjë informacion specifik. Informacioni im është nga mediat shqiptare dhe nga mediat greke. Të gjithë thonë që ishte një takim edhe pse jo zyrtar, ishte në kuadër të Forumit Ekonomik në Delphi.

Pra ishte një takim joformal i cili ishte në një klimë shumë të mirë. Kjo vetë na bën të gëzuar, problematikat midis dy vendeve dhe problemet e mbartura nga e kaluara besoj se janë akoma në tavolinë. Po për sa i përket të drejtave të minoritetit dhe që unë kam një angazhim, ka të bëjë me çështjen e pronave.

Që çështja e pronave është një problem për gjithë shqiptarët. Po e vërtetë është që në pjesën tjetër të Republikës së Shqipërisë kthimi i pronave është realizuar në mënyrë 60% në tre bashkitë e jugut ku banojnë me shumicë pjesë të minoritetit etnik grek, kjo përqindje nuk kalon 30%-in.

Pra edhe këtu kemi një diskriminim. Është një problem në gjithë Shqipërinë moskthimi i pronave. Atje akoma procesi është shumë mbrapa. Kjo është rastësi? Nuk e di. Unë nuk besoj se është rastësi”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026