Belgjika mat sot forcën me Portugalinë e Ronaldos

27 Qershor 2021 | 16:38

Ekipi i renditur në krye të listës botërore të kombëtareve, Belgjika dhe kampionia në fuqi e Evropës, Portugalia do të ndeshen sot në “Estadio de La Cartuja” në Spanjë.

Vëmendja do të jetë tek sulmuesi belg, Romelu Lukaku dhe kapiteni portugez, Cristiano Ronaldo, të cilët kanë shënuar të dy 8 gola në Euro 2020.

Ronaldo, që udhëheq deri tani renditjen e golashënuesve me 5 të tillë, është një gol larg vendosjes së rekordit të ri.

Belgjika edhe pse kryeson renditjen botërore të kombëtareve të FIFA-s ende nuk ka fituar asnjë kompeteticion të rëndësishëm.

Bashkë me Italinë dhe Holandën, ekipi i Roberto Martinez është një nga tre ekipet që kryesuan renditjen me pikë të plota në grupe.

Ndërsa Italia dhe Holanda kanë luajtur tre ndeshje në shtëpi, në Romë dhe Amsterdam respektivisht, Belgjika ka mundur Rusinë në  Shën Peterburg, Danimarkën në Kopenhagen dhe Finlandën në Shën Peterburg.

Kurse, Portugalia kaloi grupin si një nga katër ekipet e treta më të mira. Ata janë mundur nga Gjermania në Munih, fituan me Hungarinë dhe barazuan me kampionët e botës, Francën.

Që prej përfundimit të Kupës së Botës 2018, Lukaku ka shënuar 23 gola në 21 ndeshje me Belgjikën dhe ka ofruar katër asist.

Sulmuesi i Interit realizoi tre gola në fazën në grupe, mes të cilave dy ndaj Rusisë.

Ronaldo, 36 vjeç, është lojtari që ka shënuar më shumë në kampionatet evropiane (21 gola), ku me dy golat e shënuar ndaj Francës, kaloi Miroslav Klose me 19 gola.

Ky ishte 2-golëshi i dytë për Ronaldon në Euro 2020, ndërsa deri tani asnjë lojtar nuk ka arritur që të shënojë tripletë në një kampionat evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021