Belgjika shkatërron 131 milionë euro pajisje anti-COVID, kanë dalë jashtë funksioni
Belgjikës do t’i duhet të shkatërrojë së shpejti pajisje mjekësore dhe vaksina me vlerë 131 milionë euro, pasi ato kanë skaduar dhe nuk janë më të përdorshme, raporton “Brussels Times”.
Në një kohë kur vaksinat kundër COVID-it ishin shumë të kërkuara, qeveria tranzitore belge bëri një përpjekje shtesë për të gjetur pajisje anti-COVID, duke blerë gjithçka që ishte në dispozicion.
Një sasi e madhe pajisjesh është blerë, megjithatë, një pjesë e këtij materiali duhet të shkatërrohet – vaksinat, testet, reagentët, kanë skaduar, ndërsa maskat FFP2 nuk përmbushin më standardet.
“Në një kohë të një krize të paprecedentë shëndetësore për shkak të pasigurisë së madhe, qeveria duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin e saj. Kjo është arsyeja pse në valën e parë të pandemisë, ne blemë masivisht pajisje mjekësore. Tani duhet të shkatërrojmë tepricën e atyre pajisjeve, sepse kanë skaduar”, tha ministri i Shëndetësisë Frank Fanderbrooke.
Vlerësohet se do të asgjësohen 131 milionë euro vaksina dhe shkatërrimi i tyre do t’i kushtojë qeverisë belge 310 mijë euro shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat