Strategji e re për Covid-19, OBSH: Gati plani 2024-2029, forcojmë gatishmërinë
Megjithëse COVID-19 nuk është më një emergjencë e shëndetit publik, virusi është ende ipranishëm dhe vazhdon të infektojë dhe verë në rrezik popullatat vulnerabël.
Vlerësohet se të paktën 17 milionë njerëz në Europën dhe Azinë qendrore përjetuan gjendjen e post COVID-19 në 2 vitet e para të pandemisë dhe ky numër potencialisht u dyfishua në mbi 34 milionë në 2022.
Ekspertët e shëndetësisë botërore thonë se covid-19 do të jetë për shumë gjatë mes nesh, mbase dhe përjetësisht ndaj OBSH ka hartuar planin e tranzicionit me një shtrirje 5 vjeçare për të forcuar gatishmërinë, reagimin dhe qëndrueshmërinë ndaj emergjencave shëndetësore në Rajonin Evropian, 2024–2029 – ajo që OBSH po e quan Përgatitja 2.0.
Plani i tranzicionit përcakton se si aktivitetet e COVID-19 duhet të menaxhohen dhe integrohen brenda 5 komponentëve thelbësorë për Përgatitjen, Reagimin dhe Rezistencën ndaj Emergjencave Shëndetësore.
Pjesë e këtij plani është shtimi i kapaciteteve laboratorike dhe përdorimin e mjeteve dixhitale për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e COVID-19;
Mbrojtja e komunitetit përgjatë ciklit të emergjencës, trajnimi i punonjësve shëndetësorë të vijës së parë dhe forcimi i themeleve për kujdes të sigurt.
OBSH sugjeron që për ta bërë këtë, shtetet anëtare duhet të investojnë në mënyrë strategjike dhe të qëndrueshme në gatishmërinë ndaj pandemisë, duke ruajtur vigjilencën nëpërmjet gatishmërisë së dyfishtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë