Kadilli: Përplasjet në PD janë për karrierën e deputetëve, jo për politikë
Ish-deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli është shprehur se përçarja në PD nuk është një betejë politike, por është një betejë për karrierën e deputetëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli theksoi se nëse kryetari i ardhshëm që do zgjidhet në PD-së nuk çon në fitore, atëherë ai nuk bën.
Më tej ai theksoi se nuk do të marrë pjesë ne zgjedhjet për kreun e PD-së që do të zhvillohen më 29 korrik.
“Është fakt se ka përçarje në PD ligjore. Beteja brenda PD-së ligjore është betejë karriere. Secili aty po synojë se si i ka hallet në partinë , ku do të jetë si funksionarë politik. Ka shumë deputetë që nuk i dimë as emrat dhe ka shumë njerëz që prodhojnë politikë por nuk janë deputetë. Ka një degradim të madh. Një nga fatkeqësitë e PD-së zyrtare është që se si Basha, si Alibeaj dhe Bardhi që të tre kanë profesionin e juristit, që kanë një sëmundje që futen në labirinte kontinentesh. Nëse ai që ne zgjedhim nuk na çon në fitore, ai person nuk bën për ne. Unë nuk marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 29 korrik sepse nuk i quaj normale”- tha ai.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës