Belind Këlliçi: Basha ‘shiti’ hipotekën e PD! Duhet të ketë marrë diçka të madhe në këmbim

9 Nëntor 2021 | 21:05

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se Lulzim Basha po refuzon që të sqarojë demokratët për vendimin e pezullimit të Berishës nga grupi parlamentar.

“Basha refuzon të bëjë sqarim shterues me demokratet. Të shesësh hipotekën e shtëpisë do të thotë te kesh marrë diçka të madhe në këmbim. Sali Berisha është hipoteka e PD, është themeli më i fortë mbi të cilin vijon PD me gjithë defektet e tij në 30 vite. Ka një peshë faji shumë të madhe për shumë gjëra që nuk kanë funksionuar në demokracinë e brendshme në PD”, tha Këlliçi.

Sipas tij nisur nga fakti që në 2021 diskutohen për demokracinë brenda PD mbi të gjithë është një problem i shkaktuar nga Berisha dhe më pas nga Basha.

“Janë këta dy persona që në një farë mënyrë e kanë mbajtur të mbyllur partinë”, tha ai duke shtuar se Berisha është një instrument për të bërë ndryshime në PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026