Belind Këlliçi e quan të nxituar deklaratën e Xhelal Mziut nga Dibra

23 Prill 2021 | 12:15

Belind Këlliçi, kandidat për deputet në radhët e PD në Tiranë komentoi në Euronews Albania deklaratën e Xhelal Mziut nga Dibra.

Kandidati për deputet u shpreh se deklarata e Mziut ka qenë e nxitur, por është bërë në kushtet e të qenit emotiv.

“Ka pasur edhe një reagim të menjëhershëm edhe të zotit Mziu, ku ka kërkuar ndjesë publike. Ka qenë një deklaratë e nxituar, e bërë në kushtet e të qenit emotiv. Mos harroni që flitet për qarkun e Dibrës, ku dosja famëkeqe 184 ende nuk është zbardhur, ka një trysni të jashtëzakonshme dhe presion. Por në asnjë mënyrë nuk duhet bërë asnjë thirrje për të nxitur dhunë”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi shtoi më tej se grupet në terren “janë të rinj apo qytetarë të PD-së që i kanë sytë katër dhe janë të angazhuar për të parandaluar çdo fenomen që prek votën e qytetarëve”.

Xhelal Mziu gjatë një takimi elektoral ka deklaruar se qytetarët duhet të raportojnë te Strukturat e Mbrojtjes së Votës për çdo person të dyshimtë që lëviz në lagjet e tyre.

Mziu nëvizoi më tej se këta persona do ta pësojnë si rasti i Elbasanit, duke iu referuar kështu ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 maji” ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Por, nuk ka munguar edhe një reagim i menjëhershëm nga ana e tij, ku u shfaq i penduar për deklaratën e bërë.

Lexoni gjithashtu:

“Çdo person i dyshimtë do e pësojë si ai i Elbasanit”, Mziu shfaq shenja pendese për deklaratën para demokratëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026