Ben Andoni: Asnjë surprizë nga zgjedhjet në PD, rivalët e Bashës i shoh të dorëzuar

13 Qershor 2021 | 13:26

Analisti Ben Andoni tha për Euronews Albania se procesi i votimit për kreun e ri të PD i parë nga jashtë duket i qetë dhe i rregullt, por shqetësuese sipas tij janë pretendimet e dy kandidatëve, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi që janë më të përditësuar me problematikën e PD.

Sipas z. Andoni deklaratat e sotme të këtyre dy kandidatëve lidhur me problemet që kanë lidhje me mungesën e aksesit në listat e votueseve apo pretendimet për garë të pabarabartë, i vë këtë të fundit përballë një pozite dorëzimi në krahasim me kreun aktual, Lulzim Basha që mbetet më i avantazhuari.

“Ky stad i PD është stad realisht demokratik, kështu që sido të jetë zgjedhja, PD ka sjellë një frymë të mirë, por nëse akuzat do të vazhdojnë për numërimin… Nuk pres surpriza lidhur me rezultatin pasi shoh një lloj dorëzimi të kandidatëve. Kadilli e tha që në fillim që gara nisi dhe u mbyll e pabarabartë dhe ankimimet e Shehajt që janë hedhur poshtë”, tha z. Andoni.

Nëse rizgjidhet në krye të PD, Basha sipas z. Andoni nuk do të jetë më si më parë.

“Pas shpalljes non grata të Berishës, pas urdhrit ekzekutiv që do prekë shumë personazhe nga PD e PS z. Basha i duhet të ketë një qasje reale dhe jo ambigue siç e ka aktualisht. Ai ishte shumë ambig për atë që thoshte për Berishën kur u shpall non grata, tani duhet të ketë një qëndrim”, komentoi z. Andoni.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026