Ben Blushi promovon “Parajsën Artificiale” në Prishtinë
Me veprat e tij ai gjithmonë zgjon debat dhe ngre shumë pikëpyetje. Përjashtim nuk pati as kësaj radhe, kur shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, promovoi në Prishtinë librin e tij më të ri, Parajsa Artificiale.
Në një sallë paksa të ftohtë dhe në praninë e një numri jo të vogël të lexuesve kosovarë, u trajtua vepra e fundit e Blushit, e cila është e veçantë sipas të pranishmëve, duke e krahasuar me emra të njohur botërorë.
“Është një parashenjë parathënse për atë që do të na ndodh në shekujt e ardhshëm”,-tha Adrian Krasniqi, dramaturg.
Kjo sepse zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe inteligjenca artificiale, që është edhe pika kryesore e romanit, është diçka që njerëzit i entuziazmon, por edhe i frikëson, duke mos e ditur se çfarë sjell e ardhmja për ta.
Vetë autori mbrojti idenë se inteligjenca artificiale ka mundësi të krijojë një parajsë për njerëzit, duke e ilustruar atë me zhvillimet që kanë ndodhur në 100 vitet e fundit në botë.
“Ajo që kam dashur të them është se si inteligjenca artificiale mund ta transformojë jetën tonë, duke na dhënë më shumë kohë për tu marr me artin, dashurinë, punët e shpirtit”,-tha Ben Blushi, shkrimtar.
Por, jo të gjithë u pajtuan. Të pranishmit pyetën për të panjohurën, për të cilën përgjigje nuk mund të kishte as Blushi.
Megjithatë, ai mendon se inteligjenca artificiale nuk duhet të shihet si rrezik për njerëzimin, duke pranuar se ka një çmim.
“Natyrisht inteligjenca artificiale mund të krijojë viktima në botë. Është çmimi i ndryshimit. Nuk ka ndryshim pa çmim”,-tha shkrimtari.
Madje, Blushi beson se edhe shteti, shkolla dhe drejtësia do duhej të udhëhiqeshin nga kjo inteligjencë.
Por, se a do ta përjetojmë dhe sa shpejt mund ta shohim një revolucion të tillë, këtë nuk e dimë. Do ta tregojë e ardhmja. Ndërkohë, debati për këto tema do të vazhdojë pafundësisht, sepse mospajtimi dhe padrejtësia janë natyrë njerëzore, të cilën mund ta sjellë në vend vetëm një tru inteligjent artificial.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë