“Kam hyrë në luftëra ku nuk doja…” Ben Blushi përball vetes 20 dhe 80 vjeç
“Jam futur në luftëra ku nuk do doja të isha futur”, kështu tha Ben Blushi në “Interview nga Mirela Milori”, në Euronews Albania, ku u pyet se çfarë këshillash do ti jepte vetes së tij nëse do e takonte sërish 20 vjeç.
Blushi tha se në 30 vite ka marr vendime të nxituara të cilat i kanë kushtuar edhe miqësi ose e kanë futur në konflikte që mbase edhe mund të ishin shmangur. Megjithatë ai shprehet se të gjitha këto situata nuk mund të kthehen më pas dhe tashmë janë pjesë e jetës së tij.
“Unë kam qenë njeri shumë i rrëmbyer në këto 30 vitet e fundit dhe kam bërë shumë gjëra që ndoshta duhet ti kisha bërë pak më ndryshe. Kam marrë vendime shumë i nxituar që sot kur kthehem pas mendoj se mund ti kisha bërë më qetë. Kjo më ka kushtuar shumë miqësi për fat të keq dhe shumë konflikte, jam futur në shumë luftëra që nuk do doja të isha futur, por nuk kthehem dot pas. Ato janë pjesë e jetës sime”,-tha ai.
I pyetur se çdo donte ti thoshte Benit 80 vjeç, ai u përgjigj se projekti i tij tashmë është të shkruaj sa më shumë libra.
“Kur të jem 80 vjeç shpresoj të kem dyfish më shumë libra se ç’kam sot. Sot kam 10 botime, që janë pak për shkak se jam marrë me punë të tjera për të fituar jetën time. Jam marr me televizion, me politik, ato më kanë marrë shumë energji, më kanë larguar nga letërsia. Nëse do kisha mundësi të jetoja deri 80 vjeç vetëm duke shkruar libra do doja të kisha dy ose trefish më shumë libra nga ç’kam”,-tha Blushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa