“Zoti s’e bëri botën të lumtur dhe të drejtë”, ja kush do e bëjë sipas Ben Blushit
Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin të titulluar “Parajsa Artificiale”.
Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania, Blushi tha se :libri përpiqet të ndërtojë një maket të botës siç mund të jetë pas 100 apo 1000 vjetësh kur njerëzit të mos janë këta që janë më”.
Sipas tij, Inteligjenca Artificiale do të mund ta bënte atë që Zoti nuk e bëri dot, një botë më të lumtur dhe më pak konfliktuale.
“Nuk e them unë, është gjë e njohur; një tru artificial i pavarur nga ne mund të zëvendësojë shumë nga punët që bëjmë. Që nga gazetari, shoferi, kamerieri, gjyqtari. Një tru artificial mund të merrte të dhëna dhe të jepte drejtësi, unë do preferoja një tru artificial në vend të një gjyqtari. Zoti nuk ka arritur ta bëjë botën më të drejtë dhe më të lumtur, bota është shumë e palumtur sot, ka luftëra. Ka gjithmonë më pak popuj të lumtur edhe pse mirëqenia rritet, për sa kohë që rruga e Zotit nuk funksionon s’e bëri botën më të drejtë dhe të barabartë, ka rrugë të tjera, që është teknologjia. Mund të eliminojë policin, nëse trafikun në Tiranë e rregullon një robot, ai nuk korruptohet. Unë beson se IA do e largojë njeriun nga shumë punë që s’i bën siç duhet, nuk ka pse zëvendëson Zotin”, tha Blushi.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare