Benet Beci betohet si kryebashkiak i Shkodrës: Do ndahen punët dhe jo privilegjet

19 Qershor 2023 | 14:28

Benet Beci është betuar si kryebashkiak i Bashkisë Shkodër, pasi fitoi në zgjedhjet e 14 majit kundrejt Bardh Spahisë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë “

Në fjalën e tij tha se do të jetë shërbëtori i parë i Shkodrës, ndërsa theksoi se në këtë Bashki do të ndahen punët dhe jo privilegjet.

“Së pari më lejoni të uroj këshilltarët dhe nënkryetarët për detyrën. Kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh që të jem zgjedhur nga ju dhe nga njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Do të doja të isha më shumë si punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Është koha për të nisur ndryshimin e madh. Duhet të përmirësojmë jetën e shkodranëve, të punojmë për fëmijët e së nesërmes dhe për zhvillimin e Shkodrës. Të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, qeverinë dhe donatorët. Nuk do ketë ndasi mes qytetarëve. Do të gjejmë mundësinë më të mirë që të punojmë për fëmijët tanë dhe të punojmë pa asnjë ngurim për çdo grup. Dera është e hapur për të gjithë. Prej sot do jemi në shërbim të juajin me rregulla e ligje. Do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026