Beqaj 10 orë në SPAK për sterilizimin: Kërkova të zgjerohen hetimet
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, ku ndodhej prej rreth 10 orësh.
Beqaj është pyetur lidhur me koncesionin e Sterilizimit, për të cilin ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Pas përfundimit të deklarimeve në SPAK, Ilir Beqaj tha për mediat se bashkë me avokatin e tij kishte sugjeruar të bëhej një zgjerim në hetime.
“Që nga data 20 nëntor unë jam person nën hetim për çështjen e njohur tashmë të sterilizimit dhe e kam deklaruar edhe më parë që jam në dispozicion të drejtësisë. Jam përgjigjur pyetjeve me interes nga hetuesit kryesisht për ato gjëra që jam pyetur edhe më parë në korrik të 2022. Sot bashkë me avokatin tim, sugjeruam dhe kështu gjykoj në këndvështrimin tim, të bëhet një zgjerim në hetime. Në dosje ka disa referenca të KLSH, janë audituar edhe veprimet e mia por gjatë kohës që është kryer auditimi nuk kam qenë ministër dhe nuk jam pyetur ndonjëherë nga audituesit”, tha Beqaj
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)