Beqari më i kërkuar i Britanisë, kush është Albert Windsor i panjohur me gjak blu?
Libri vjetor Tatler Little Black Book është konsideruar si “Bibla” e beqarëve dhe beqareve më të pëlqyera të Britanisë për dekada të tëra. Dhe për vitin 2025, në krye të listës është një 18-vjeçar i cili, në shikim të parë, mund të duket relativisht i panjohur: Albert Windsor. Por pas mbiemrit fshihet një rrjet mbresëlënës lidhjesh mbretërore. Albert është kushëri i Mbretit Charles dhe nip i Princit Edward , Duka i Kentit, titullin e të cilit një ditë do ta trashëgojë.
Aristokrati i ri lindi në vitin 2007 në Spitalin Chelsea dhe Westminster, djali i parë i Lord Nicholas dhe Paola Frankopan, anëtarë të aristokracisë kroate dhe italiane. Në fakt, ai bëri histori që në javët e para të jetës së tij si foshnja e parë mbretërore që u pagëzua katolik që nga viti 1688.
Edhe pse i përket familjes mbretërore britanike, Alberti u rrit në Romë me dy vëllezërit e tij më të vegjël, Leopold (16) dhe Louis (11), gjë që e mbajti larg jetës publike britanike deri sa mbushi moshën madhore shtatorin e kaluar. Ai do të kishte qenë i 37-ti në radhën e trashëgimisë, por konvertimi i babait të tij në katolicizëm në vitin 2001 ia privoi këtë të drejtë.
Në javët e fundit, interesi për 18-vjeçarin është rritur ndjeshëm. Ai u shfaq në funeralin e gjyshes së tij, Dukeshës së Kenti, ku sipas informacioneve ishte pranë Princit William, Princeshës Kate dhe Mbretit Charles, duke treguar se mban marrëdhënie të ngrohta me anëtarët e lartë të familjes.
Sipas Tatler, Alberti pritet gjithashtu të marrë pjesë në Le Bal joshës në Paris, ballo vjetor i debutantëve dhe modës, ku ai tashmë po përshkruhet si “ndeshja më e mirë e vitit”.
Nëse zgjedh të ndjekë gjurmët e të atit dhe të studiojë Teologji në Oksford, ai mund të shkaktojë të njëjtën “çmenduri” që ndodhi kur Princi William studionte në St Andrews – në atë kohë aplikimet për pranim u rritën me 44%, kryesisht nga studente të reja femra.
Megjithatë, personaliteteve më të reja të shoqërisë së lartë u kërkohet të marrin në konsideratë anën tjetër të shkëlqimit: martesa me një anëtar ose të afërm të familjes mbretërore shpesh nuk është përrallë, siç duket.
Meghan Markle e ka përshkruar jetën midis pallateve dhe oborrtarëve si “pothuajse të pajetueshme”, ndërsa aktorja Sophie Winkleman , e cila u martua me Lord Frederick Windsor, tha së fundmi se jeta e një anëtari mbretëror që punon është “ferr” dhe “një formë torture”.
LEXONI GJITHASHTU:
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm