Berat, makina godet për vdekje 30-vjeçaren, shpëton për mrekulli fëmija saj 2-vjeçar

17 Janar 2025 | 19:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit të premten e 17 janarit, rreth orës 18:35, ku një grua 30-vjeçare e identifikuar si Lavia Gjata, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë.

Ngjarja bëhet edhe më e dhimbshme, pasi viktima, Lavia Gjata, ka qenë duke ecur si këmbësore në rrugë së bashku me fëmijën e saj 2-vjeçar kur është përplasur nga makina.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

Sipas korrespondentit të Euronews Albania aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në zonën e Moravës ku makina e tipit “BMW” që po drejtohej nga një 25-vjeçar përplasi gruan me fëmijën e saj.

Gazetari thotë se makina po lëvizte me 60 km/orë kur ka përplasur 30-vjeçaren e cila kishte në krah fëmijën e saj 2-vjeçar ndërkohë këtë skenë të tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i saj i cili po e priste nga krahu tjetër i rrugës.

“Shtetasi A. Tafa, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja Lavia Gjata., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën dhe paraprakisht thuhet që nuk ka lëndime shqetësuese”, njofton policia.

“25-vjeçari A.Tafa është shoqëruar për hetime, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Beratit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë

Për të 26-ën ditë me radhë kanë vijuar protestat e aktivistëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë. Edhe këtë të enjte, pjesëmarrës të shumtë morën fjalën për...
21:13 | 25/06/2026

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026