Atentati i dështuar në Berat, policia arreston një tjetër person

7 Janar 2025 | 09:32

Policia ka sekuestruar armën dhe makinën e përdorur nga autorët në atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat ndërsa në një njoftim të ri thuhet se është identifikuar dhe arrestuar një tjetër person që dyshohet se ka përkrahur autorët e krimit.

Shtetasi i arrestuar është 46-vjeçari A.H., i cili akuzohet se në bashkëpunim me një 32-vjeçar kanë bërë lëvizjen e automjetit të përdorur në atentatin e dështuar nga vëllezërit F. M. dhe M. M., të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri ndaj A.M. dhe A.D.

Sipas hetimeve, automjeti i llojit “Ford” u lëviz nga Berati dhe u fsheh në Durrës me qëllim shmangien e identifikimit dhe hetimeve. Për momentin, autoritetet po vazhdojnë kërkimet për kapjen e vëllezërve F. M. dhe M. M., të cilët janë ende të shpallur në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026