Berati, si të kalosh një fundjavë mes historish të panjohura…

2 Korrik 2020 | 16:39

Destinacioni ynë i radhës është Berati, një qytet me histori të lashtë e diferenca që e bëjnë të dallohet nga qytetet e tjera, e me këtë i referohemi kulinarisë që është aq e larmishme. E njohim si qyteti i një mbi një dritareve, i cili në vitin 2008 u bë pjesë e UNESKO-s. Me tre lagje fantastike, të ruajtura si qëmoti, lagjja “Kala”, “Mangalemi” dhe “Gorica”, me hotele e mundësi pafund të shfrytëzimit të tyre sipas mundësive që kanë familjet shqiptare, ne ju sjellim sot detajet e pathëna të “Qytetit të Onufrit”…

Berati është e vetmja kala e banuar në Shqipëri, por bileta prej 200 lekë sa herë hyn në kala ka ndikuar në biznesin vendas. Në lagjen “Kala” jetojnë rreth 60 familje autoktone, e ka rreth 10 shtëpi që ofrojnë hoteleri. Arkeologu, Gjergj Vinjahu ka ardhur nga Tirana me ne, për të na treguar historitë e pathëna të Beratit. Një nga këto është historia e furnizimit me ujë të qytetit, që në kohët e lashta bëhej nga një cisternë që mbante 10 milionë litra ujë, ndërsa sot, fare pranë saj është ndërtuar një depo e re uji, por beratasit e marrin ujin me orar.

Gjergji na shpjegon dhe historinë e kishës së Shën Maria Vllaherna, një kishë e cila është bërë e vizitueshme për qytetarët një vit më parë, e që ka muralet më të ruajtura ndër 7 kishat e tjera. Ajo është pikturuar nga djali i Onufrit. E nëse do shkoni në Berat nuk duhet të lini pa parë Muzeun “Onufri”, ndërsa mësojmë se kishat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga ikona e katërt pasi tre të parat janë njësoj.

Në Kishën e Onufrit, ikona e katërt është ‘Fjetja e Marisë’, emër të cilën ka marrë dhe kisha ndërsa mësojmë se, aty ishin ruajtur kodikët e vjetër të Beratit. Përtej historisë, nëse flini në Berat me çmime nga 1 000 lekë shtrati deri mbi 70 euro dhoma, një xhiro në Malin e Goricës, mëngjesin e nesërm mos e humbisni pasi rruga është interesante e mund ta konsideroni si fiskulturë.

E kur të zbrisni në Goricë, vizitoni Kishën e Shën Spiridhonit, të vetmen që ka ikona me emra shqip. Por, Berati ka dhe një rrugicë puthjesh, ka “Xhaminë e Beqarëve”, “Sarajet e Pashait”  e shumë pika turistike nga të cilat nuk shkëputesh lehtë. Ndaj ua sugjerojmë Beratin se ia vlen nga çdo drejtim, ndërkohë që udhëtoni bashkë me ne në këtë destinacion për të mësuar histori që nuk kanë fund.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024