“Bëri Shqipërinë komb aristokrat”-Hado: Posti i lartë shtetëror që iu ofrua Kadaresë
Abaz Hado, kritik arti, është shprehur se shkrimtari Ismail Kadare e bëri Shqipërinë një komb aristokrat.
Komentet Hado i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Kadare, i cili ndërroi jetë sot, qëndroi në një poltron të jashtëzakonshëm që asnjë politikan nuk e arrin dot.
Ai tregoi gjithashtu se Kadaresë i ishin ofruar edhe poste të larta shtetërore, siç ishte ai i Presidentit, të cilin shkrimtari e refuzoi.
“Shkrimtari më i madh që ka njohur ky truall prej kohësh, një nga talentet më të mëdha që ka nxjerrë letërsia shqipe. Ai ka ditur të bëjë një art që në tregoi të gjithëve ne dhe politikën, që artisti të qëndrojë larg politikës, ta shohë e ta sulmojë politikën, ta drejtojë politikën me qëndrimin e vetë. Kadaresë iu ofruan edhe poste politike të larta, por nuk pranoi.
Iu ofrua post ii Presidentit në kuptimin e përfaqësimit, por ai gjeti më të përshtatshme që roli i tij do të ishte më dominant atje ku qëndroi, në atë poltroon të jashtëzakonshëm ku nuk arrin dot asnjë politikan dhe e bëri kombin shqiptar një komb aristokrat. Edhe jeta e tij dhe mënyra si u lidh me botën tregoi se është një aristokrat i vërtetë i letërsisë shqipe.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë