A ka lënë amanet Ismail Kadare? Përgjigjet miku i tij
Profesor Sadik Bejko e cilësoi një humbje të madhe për kombin vdekjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se kohët e fundit bashkë me miq të tjerë aktorë e shkrimtarë është takuar shpesh me shkrimtarin. I pyetur nëse Ismail Kadare ka lënë ndonjë amanet, Bejko u shpreh:
“Në bisedat që kemi bërë bashkë deri ditët e fundit, ka qenë një periudhë e gjatë që e takonim shumë shpesh, nuk di të jetë pasur amanete, ishte njëri që i mbante sekrete personale, familjare. Botuesi i tij ishte më shumë se një djalë, e ka nxjerrë përditë nga shtëpia, i botoi me shkronja të arta gjithë përmbledhjen e vet. Nuk mendoj që ka lënë amanete. Për dorëshkrime? Ai ishte shkrimtar, aty duhet parë arkivi i një shkrimtari. Humbja e tij nuk është personale, është kombëtare. Sytë tanë janë me lot, zemrat tona qajnë, por ajo është një humbje që do ta ndiejmë edhe më shumë me kalimin e kohës”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mediat e huaja jehonë ndarjes nga jeta të Kadaresë: U shua gjeniu i letrave shqip
- Reagimet e politikës të ndarjes nga jeta të Kadaresë
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)