Berisha: 14 maji është ndarja përfundimtare me “Alibashën”

14 maji është ndarja përfundimtare
24 Mars 2023 | 12:54

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte konferencën e përjavshme për media, ku foli në lidhje me zgjedhjet loakle dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Berisha tha se 14 maji do të bëjë që PD-ja të ketë një ndarje përfundimtare nga Enkelejd Alibeaj, i cili sipas gjykatës është dhe kryetari i komanduar i kësaj force politike.

Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk humbet asgjë në zgjedhjet lokale, por vetëm fiton në dobi të së ardhmes së saj.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre.

Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton.

PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë.

Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve.

Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama.

Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara.

PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre.

Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026