Berisha: Agjencitë marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës për tu tërhequr nga tenderat. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se kunati i kryeministrit Rama përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit. Lideri i opozitës tha se Rama po bllokon heqjen e imunitetit.
“Jemi në një kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë. Ja këtu jua them unë atyre atje, sot jemi më të gatshëm se kurrë t’u japim atë që meritojnë. Po po. A mund t’i imagjinoni ju një agjenci shtetërore, e shtetit, nga rojat tek drejtori, ku merren peng biznesmen, punonjës, e pa dëgjuar kurrë. Merren peng, çohen në bodrumet e Suel Çelës, ju thyen kockat, qepin gojën, tërhiqen nga tenderi dhe natyrisht është kunati i kryeministrit. Kunati i kryeministrit, burri i motrës Linda Ramës. Ai që përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit. Për njërin nga këto pengje u mor vesh sepse atij ja dha Zoti dhe i bëri një mesazh nënës së tij apo se kujt ja bëri, që po marrin peng. Dhe e bëmë zhurmë, absolutisht ju them një gjë këtu o miq.
Mund të kem bërë një seri deklaratash se e ndiqja, po njeri që ta çelte gojën pasi u kthye në shtëpi për Danielin nuk kishte. Danieli rrinte i bërë copa në shtëpi, gojën e qepte, as media, as shtet, askush nuk fliste më për të. Kurse tjetri para Danielit, Gerondi që është regjistruar duke thënë se, tenderat këtu i përcakton kunati dhe kunata, e marrin peng, tërheq çdo kërkesë dhe ja mbath në Gjermani. Dhe asnjëri nga ne nuk e mori vesh. E morëm vesh kur gjermanët sollën informacionin. E bëra këtë hyrje se situatë të tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë. Që ndërmarrje shtetërore të merren njerëzit peng.
A do ta pranojmë ne një gjë të tillë? A mund të pranojmë më ne këtë? A nuk mund të bëjmë ne atë që bëjnë afrikanët kundër këtyre figurave të urryera të kombeve që i vodhën? Edhe më shumë mund të bëjmë ne se ata. Ne kemi përmbysur një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë.”- tha Berisha.
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit