Berisha akuza ndaj Mark Markut: Avokat i Lulzim Bashës
Nga Foltorja e Mirditës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Mark Marku është bërë avokat i Lulzim Bashës.
Për këtë të fundit, Berisha tha se pavarësisht se ishte kundër kreut të PD, sot ai nuk flet asnjë fjalë për foltoren.
“Mirë në Kuvendin e qershorit i the të gjitha ato, por për atë Kuvendin me 1954-shin pse nuk thua gjë? Je bërë një avokat i Lul Bravës. Çfarë të shtyn ty si pedagog dhe intelektual të bësh avokatinë e një njeriu, i cili atyre që të nderuan ty dhe të dhanë mandatin, u hedh helm, gaz, bomba shurdhuese dhe u thotë se 1954 vota janë 5004 vota?”, u shpreh Berisha.
“Ky qëndrim është akt-akuza më e rëndë që i bën vetes tënde. Unë vlerësoj çdo kundërshtar që më del, por ndjej dhimbje të madhe kur njeriu sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë