Berisha: Basha më kërkoi të dorëzoja mandatin. Jam i hapur për të rimarrë drejtimin e PD
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbajtjes së turit të takimeve “Foltorja” në Elbasan ka deklaruar se është i gatshëm për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.
Lideri historik i PD gjithashtu tha se pas tërheqjes nga politika aktive në 2013, tashmë është i gatshëm për të marrë dhe detyra shtetërore në rast se qytetarët do ta votojnë sërish duke nënvizuar se objektivi i parë është largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.
“Çfarë synoj? Që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo që do të zgjidhni unë do ta pranoj. A jam unë i hapur? Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishëm. Që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit”, deklaroi Berisha.
Gjatë takimit me mbështetës të tij në Elbasan, ish-kryeministri tregoi se Basha i ka kërkuar në zyrë që të dorëzonte mandatin e deputetit.
“Një ditë prej ditësh më kërkoi që të dorëzoja mandatin. I thash që mandati është çështje sovranitetit të popullit. As që mund ta imagjinoj që të vijë dikush ti do të hysh në Parlament dhe ti jo. Nisën kërcënimet, por nuk u tërhoqa”, tha ai.
Berisha e cilësoi vendimin për përjashtimin e tij nga grupi i PD si “pabesi” dhe nënvizoi se do ta pranonte një verdikt të tillë nëse do të hidhej për votim në Këshillin Kombëtar.
“Nëse ai mblidhte Këshillin Kombëtar dhe e votonte, unë do të pranojë vendimin e Këshillit Kombëtar pa asnjë diskutim. Por ky që ungjilli thotë se nuk duhet të lindë, i pabesi e kam fjalën, ky njeri pa pyetur njeri fare, shkelmoi sovranitetin e forcës politike”, deklaroi ish-kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta