Berisha: Bojkoti, vendim i rëndësishëm për të mos lejuar shuarjen e universiteteve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështeti protestën e pedagogëve të universiteteve publike në vend.
Në një deklaratë për mediat të hënën, Berisha u shpreh se bojkoti i mësimit nga pedagogët është një vendim i rëndësishëm për të kthyer dinjitetin dhe për të mos lejuar shuarjen e universiteteve
“Sot, universitetet e vendit ishin në grevë. Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata punonjësve të universiteteve dhe studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit cinik, arrogant të papërgjegjshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është një vendim i jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Universitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta