Berisha deklaratë për media: Qytetarët të votojnë, është një shërbim ndaj vendit

14 Maj 2023 | 14:42

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një deklaratë nga selia blu ku ftoi të gjithë qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Berisha falenderoi të gjithë emigrantët të cilët kanë ardhur të votojnë, si dhe ata qytetarë të cilët kanë ushtruar të drejtën e votës në orët e paradites.

Në fjalën e tij ai ftoi të gjithë personat që nuk kanë votuar ende që t’i drejtohen kutive të votimit për të bërë një shërbim ndaj vendit.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar dhe bëj thirrje që të dalin të votojnë, opozita do të mbrojë votën tuaj

Jam sot para jush për të falënderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende, të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin.

Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme.

Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.

Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.

Së fundi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë.

Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026