Berisha dënon sulmin iranian ndaj Izraelit: Regjimi i Teheranit faktor destabiliteti
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar sulmin masiv me raketa që Irani kreu mbrëmjen e të martës ndaj Izraelit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kryedemokrati e kategorizoi sulmin si një agresion të hapur, duke theksuar se ai përbën një shpallje lufte ndaj një prej aleatëve më të rëndësishëm të perëndimit në Lindjen e Mesme.
Ai cilësoi regjimin iranian të Ajetullahëve si një faktor i madh destabilizimi në botë.
Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha:
Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj ketij vendi!
Mbrëmë Ajetullahët e Iranit ndërmorën një sulm, agresion ajëror me qindra raketa kundër Izraelit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm si një shpallje lufte të hapur ndaj shtetit të Izraelit dhe si një akt qe dëshmon dhe njëherë se regjimi i Ajetullahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit