Berisha: Do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Barazinë Gjinore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka paralajmëruar këtë të shtunë se PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Barazinë Gjinore.
“Ligji, më duhet t’u them shqiptarëve se është ligji i konsolidimit të një diktature të shëmtuar. Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi.
Por ky ligj instalon censurën. Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet.
Kjo është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik. Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt.
Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, tha ai.
Kujtojmë që parlamenti miratoi me datë 6 nëntor ligjin për barazinë gjinore, me 77 vota pro dhe 36 kundër kundër, ndërsa për këtë çështje pati një debat të madh në opinionin publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia